Nga simpoziumi kombëtar “Integrimi i shqiptarëve në Evropë dhe ndikimi i Islaimit në Evropë” – Shqipëri, Kavajë, 02.02.2008
Fjalimi nga Fuad Ramiqi:
Proceset të cilat e përcjellin fatin e popullin shqiptar në kërkimet e tij për një subjektivitet të plot shtetëror fatkeqësisht nuk qen asnjëherë vendimtar për realizimin e një platforme kombëtare të caktuar qysh në shekullin e nëntëmbëdhjetë në lidhjen e Prizerenit. Edhe pse historia e hidhur e kaluarës, obligonte gjeneratat që në momentet e caktuara të jenë vigjilent për vendimet e duhura në kohën e duhur, tani jemi dëshmitar se sot kjo ditë na kthen prapa në kohërat e kaluara,por me problemet e njëjta. Ajo çka është e përbashkët dhe e njëjtë , por edhe e dhimbshme, është konstatimi se populli qe gjithnjë në nivel të duhur, dhe ai qe që sakrifikoi gjithçka dhe disa herë për kauzën tonë kombëtare, por klasa udhëheqëse –politike qe ajo e cila në fund dështoj, lirishtë mund të them tradhtoi. Pa pasur shumë pretendime që të elaboroj këtë konstatim , prapë mendojë se realiteti i sotëm i popullit shqiptar në tërësi, në të gjitha segmentet e jetës më së miri e dëshmon këtë. Dëshmitar i zhvillimeve të gati tri dekadave të fundit më bëjnë që të frikësohem se një gjë e tillë mund të përsëritet prapë. Si mund të shpjegoj ndryshe këtë frikë, pas një vështrimi të shkurtër të zhvillimeve të proceseve globale për një rend të ri botëror, kur në një pjesë të madhe të botës erdhi deri te ndryshimi i një sistemi të egër politiko-shoqëror,të një ideologjie në tërësi,pjesë e së cilës ishte edhe populli shqiptar, drejtë një sistemi të ri demokratik, siç po na mësojnë, si një sistem i përsosur për të gjithë njerëzit në botën e sotme.Deri sa ky ndryshim ishte i mirë se ardhur për popujt tjerë, të cilët e kishin të zgjidhur çështjen e tyre kombëtare qysh para pesë dekadave...vazhdon këtu
Kjo faqe është hapur në korrik të vitit 2004, dhe ka shërbyer për fushatën e Kandidatit të Pavarur Fuad Ramiqi për Zgjedhjet Parlamentare në Kosovë. Nëse dëshironi ta shihni faqen e vjetër klikoni këtu